Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës
Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë që dënoi Dardan Krivaqën me bugim të përjetshëm, për vrasjen mizore ndaj Marigona Osmanit. Po ashtu është vërtetuar edhe dënimi me 15 vjet burg për Arbër Sejdiun. Kështu duke bërë të ditur që ka hedhur poshtë ankesat nga prokuroria e mbrojtësit.…

Lajme
Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë që dënoi Dardan Krivaqën me bugim të përjetshëm, për vrasjen mizore ndaj Marigona Osmanit.
Po ashtu është vërtetuar edhe dënimi me 15 vjet burg për Arbër Sejdiun. Kështu duke bërë të ditur që ka hedhur poshtë ankesat nga prokuroria e mbrojtësit.
“Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të përfaqësuesit të të dëmtuarve M.O. dhe V.O. dhe të mbrojtësve të të akuzuarve D.K. dhe A.S., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rënda, me nr. 2021:186679, të datës 26.09.2024.
Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, sipas aktgjykimit me nr.2021:186679, të datës 26.09.2024, të akuzuarin D.K., e ka shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të KPRK, me dënim me burgim të përjetshëm, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 24.08.2021, e tutje, ndërsa të akuzuarin A.S., për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 lidhur me nenin 33 të KPRK, duke e gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vite, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 22.08.2021, e tutje por, jo më gjatë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës së Apelit.