Gjykata e Apelit ndryshon vendimin, ia ul dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj
Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë duke zbutur kështu dënimin ndaj Tom Dodajt, të akuzuarit për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj. Gjykata Themelore e kishte dënuar Dodajn me pesë vite burg, ndërsa tani i është ulur dënimi në 3 vite, si dhe dënim…
Lajme
Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë duke zbutur kështu dënimin ndaj Tom Dodajt, të akuzuarit për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj.
Gjykata Themelore e kishte dënuar Dodajn me pesë vite burg, ndërsa tani i është ulur dënimi në 3 vite, si dhe dënim me gjobë prej tremijë (3000)€ të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
“Aprovohet si e bazuar ankesa e të akuzuarit Tom Dodaj e paraqitur përmes avokatit mbrojtës Agron Kuqi, ashtu që NDRYSHOHET: Aktgjykimi i Gjykatës Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë PKR.nr.21/25, i datës 26.02.2025, përkitazi me sanksionin penal – dënimin, dhe të akuzuarit për veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi,këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364,par.1 të KPRK-së, i shqiptohet dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, si dhe dënim me gjobë prej tremijë (3000)€ të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në pjesët e tjera aktgjykimi mbetet i paprekur”, thuhet në vendim./Lajmi.net/

