Gjykata e Apelit i lë në paraburgim 22 të dyshuarit për rastin “Qielli i thyer”

Gjykata e Apelit i ka lënë në paraburgim 22 të dyshuarit në rastin ‘Qielli i Thyer’. Të njëjtëve iu ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë, transmeton lajmi.net. Operacioni “Qielli i thyer” ishte ndër operacionet më të mëdha nga anti-droga në Policinë e Kosovës. Në këtë aksion morën pjesë…

Lajme

25/06/2025 15:56

Gjykata e Apelit i ka lënë në paraburgim 22 të dyshuarit në rastin ‘Qielli i Thyer’.

Të njëjtëve iu ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Operacioni “Qielli i thyer” ishte ndër operacionet më të mëdha nga anti-droga në Policinë e Kosovës.

Në këtë aksion morën pjesë mbi 600 zyrtarë policorë.

Njoftimi:

Gjykata e Apelit i lë në paraburgim 22 të pandehurit në rastin e njohur në opinionin publik “Qielli i thyer”

Prishtinë, 25 qershor 2025 – Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., ndërsa ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025, të pandehurve të lartcekur u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, dhe atë nga data 03.06.2025 deri më 03.07.2025, konform nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK./Lajmi.net/