Gjykata dënon personin që votoi dy herë
Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi sot Eshref Krasniqin, personin që akuzohet se votoi dy herë në zgjedhjet e vitit 2014.

Lajme
Eshref Krasniqi është dënuar nga Gjykata në Prishtinë për votimin dy herë në zgjedhjet e vitit 2014.
Gjykata Krasniqit ia ka shqiptuar dënimin me kusht prej tre muajsh, me periudhë verifikimi për një vit.
Tri ditë më parë Krasniqi e pranoi fajësinë, duke thënë se votoi dy herë, por nuk e dinte se ishte gabim./Kallxo.com