Gjykata dënon një diler të drogës

EULEX thotë se i akuzuari e ka pranuar fajësinë gjatë dëgjimit fillestar, kurse gjyqtari e dënoi atë me një vit e tre muaj burgim si dhe me gjobë në vlerë prej 450 euro.

Lajme

17/09/2013 11:48

Një gjyqtar i EULEX-it si kryetar i trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e shpalli fajtor një person për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike.

EULEX, përmes një komunikate, thotë se i akuzuari e ka pranuar fajësinë gjatë dëgjimit fillestar, kurse gjyqtari e dënoi atë me një vit e tre muaj burgim si dhe me gjobë në vlerë prej 450 euro.

Qëndrimi në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej 21 maj 2008 deri më 11 qershor 2009 do të llogaritet si pjesë e dënimit me burg.

Rasti është ndjekur penalisht nga prokurori i Ekipit Mobil të EULEX-it.