Gjykata cakton paraburgimin ndaj një të dyshuari për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Vushtrri

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka caktuar paraburgimin ndaj të dyshuarit me inicialet B.M. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 294, par.2, e lidhur me nenin 77 par.1, nënpar.1.1, 1.2, 1.4, dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Masa e paraburgimit është caktuar…

Lajme

23/04/2026 09:32

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka caktuar paraburgimin ndaj të dyshuarit me inicialet B.M.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 294, par.2, e lidhur me nenin 77 par.1, nënpar.1.1, 1.2, 1.4, dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Masa e paraburgimit është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji dhe të pandehurit do t’i llogaritet nga data 21.04.2026 e do të zgjasë deri me datë 21.05.2026.

Postimi i plotë: