Gjykata aprovon kërkesën: Naim Murselit do t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik
Naim Murselit do t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik. Ky ka qenë vendimi që është marrë seancën e sotme në Gjykatë. Kërkesa ka ardhur nga avokatja e Naim Murselit, pasi siç tha, klienti i saj e ka menduar vetëvrasjen. Seancat e radhës u caktuan për 2, 9 dhe 14 korrik.
