Gjykata Administrative hapet më 5 maj
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026. Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se kjo datë është brenda afateve ligjore. Gjithashtu, Zogaj tha se gjatë kësaj periudhe do të ndërmerren veprime për transferim të lëndëve. Ndërkaq, u bë e…
Lajme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se kjo datë është brenda afateve ligjore.
Gjithashtu, Zogaj tha se gjatë kësaj periudhe do të ndërmerren veprime për transferim të lëndëve.
Ndërkaq, u bë e ditur se janë shpallur dy konkurse, i pari më 26 dhjetor 2025 ndërsa i dyti më 12 shkurt 2026.
Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë e shkallës së parë, me juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ajo do të jetë kompetente për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha konflikteve administrative, përfshirë edhe kontestet që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në sektorin publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.