Gjurmë të reja për vrasësit e Bytyqëve

Janë gjetur të dhënat e para lidhur me vrasësit e vëllezërve Bytyqi. Rezoluta e Kongresit të SHBA’ve, ka futur në funksion organet e drejtësisë në Serbi.

Lajme

22/11/2013 14:03

Gjykata për Krime Luftë në Beograd në bazë të disa hetimeve të reja, ka ardhur deri te disa të dhëna lidhur me disa persona të cilët kanë marrë pjesë në formë të drejtpërdrejtë në vrasjen e vëllezërve Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi.

Vëllezërit Bytyqi, shqiptarë me shtetësi amerikane, që të tre pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë vrarë nga forcat serbe në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Disa vite më vonë, trupat e pajetë të tyre u gjetën në një varrezë masive në petrovo Selo, në brendi të territorit të Serbisë.

Hetimet për vrasjen e vëllezërve Bytyqi në Petrovo Sellë në vitin 1999, janë duke u kryer edhe nga Byroja Federale e Hetimeve.

Zbardhja e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, është renditur si prioritet i lartë në Administartën e SHBA’së.  Kohë më parë, Dhoma e Përfaqësuesve në Kongres kishte miratuar një rezolutë në të cilën shkruan se “duhet të ketë përparim në zbardhjen e këtij rasti, i cili do të jetë një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet SHAB-Serbi”.

Kjo Rezolutë e hartuar nga kongresmeni republikan Michael Grim dhe Eliot Engel, gjithashtu i bënë thirrje Qeverisë në Beograd që të ketë prioritet zgjidhjen e këtij rasti.

“Ky rast duhet të hetohet sa më shpjet, pa marr parasysh nëse në këtë vrasje janë përfshirë zyrtarë të tashëm apo të më hershëm”.