​Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të krijohet në mirëbesim, gjë që në rrethanat e krijuara është i pamundur. Gjuriq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u ankua për mbylljen e institucioneve që kanë qenë paralele nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Ai u…

Lajme

08/04/2025 22:20

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të krijohet në mirëbesim, gjë që në rrethanat e krijuara është i pamundur.

Gjuriq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u ankua për mbylljen e institucioneve që kanë qenë paralele nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Ai u ankua edhe për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë dhe vonesën e publikimit, kinse me qëllim që Albin Kurti të ketë edhe një votë dhe ulëse në Kuvendin e Kosovës, pro tij.

“Dialogu mbetet e vetmja rrugë e mundshme por duhet të krijohet në mirëbesim. Imazhi që iu paraqita juaj është i zymtë dhe në këto rrethana është vështirë që të flasim për krijimin e besimit, që është parakusht për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Ne besojmë që në këtë moment nevojiten për dialog forca dhe energji të reja, pasi dialogu deri tash nuk ka krijuar ndonjë rezultat”, tha ai, duke shtuar se do të përpiqen që të jenë konstruktiv në dialog.