Gjuriq takon zyrtarin e BE-së: Jemi për vazhdim të dialogut me Kosovën kurdo që krijohen kushtet e përshtatshme

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, është takuar sot me Drejtorin e  Përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopman. Në këtë takim është biseduar edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryediplomati serb ka thënë se Serbia “mbetet e përkushtuar për të vazhduar dialogun me Kosovën kur të jenë kushtet…

Lajme

11/06/2026 17:01

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, është takuar sot me Drejtorin e  Përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopman.

Në këtë takim është biseduar edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kryediplomati serb ka thënë se Serbia “mbetet e përkushtuar për të vazhduar dialogun me Kosovën kur të jenë kushtet e përshtatshme”.

Gjuriq gjithashtu ka thënë se është rëndësishme që politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian të mbetet ndër prioritetet e institucioneve dhe shteteve të BE-së.