Gjuriq në Washington, do të pritet nga Sekretari amerikan i Shtetit e zyrtarë të lartë të DASH-it
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do ta presë sot në Departamentin amerikan të Shtetit ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq. Siç ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit, takimi do të zhvillohet në DASH në 17:15 me orën lokale në Kosovë. Mbylimi nga shtypi do të jetë i hapur, sipas njoftimit. Nënsekretarja për Çështje Politike,…

Lajme
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do ta presë sot në Departamentin amerikan të Shtetit ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.
Siç ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit, takimi do të zhvillohet në DASH në 17:15 me orën lokale në Kosovë.
Mbylimi nga shtypi do të jetë i hapur, sipas njoftimit.
Nënsekretarja për Çështje Politike, Allison Hooker do t’i bashkohet takimit, sipas njoftimit të DASH.
Gjithashtu, në takim do të marrë pjesë edhe zyrtari më i lartë i Byrosë për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.
Hanrahan, do ta zhvillojë më pas një takim të veçantë me Gjuriqin në DASH, thuhet në njoftim.
Gjatë korrikut, Hanrahan vizitoi disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.
Në Prishtinë, ai ishte takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe me liderë të partive politike në vend. Temë ishin kriza politike dhe të drejtat e komunitetit serb.