Gjuriq kundër Prokurorisë së Kosovës: Po ushtroni dhunë ligjore, aktakuza ndaj 11 serbëve për pjesëmarrje në barrikada është ndjekje politike

Kyrediplomati i Serbisë, Marko Gjuriq ka vazhduar me propagandën e tij kundër Prokurorisë së Kosovës. Sipas tij, aktakuza e ngritur ndaj 11 personave për pjesëmarrje në barrikada gjatë vitit 2022 është përndjekje politike, transmeton lajmi.net “Ky veprim jo vetëm që është i pabazuar ligjërisht, por është edhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me deklaratën e përbashkët…

Lajme

20/06/2025 12:30

Kyrediplomati i Serbisë, Marko Gjuriq ka vazhduar me propagandën e tij kundër Prokurorisë së Kosovës.

Sipas tij, aktakuza e ngritur ndaj 11 personave për pjesëmarrje në barrikada gjatë vitit 2022 është përndjekje politike, transmeton lajmi.net

“Ky veprim jo vetëm që është i pabazuar ligjërisht, por është edhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Departamentit të Shtetit të SHBA nga dhjetori i vitit 2022, në bazë të cilës janë larguar barrikadat, me garanci ndërkombëtare se nuk do të ketë masa represive ndaj pjesëmarrësve”, tha Gjuriqi.

Ai vazhdoi me pretendimet e tij të pabazuara duke thënë se Kosova po bën dhunë ligjore ndaj serbëve.

“Kjo nuk është vetëm një goditje ndaj “popullit” serb, por edhe një provokim i radhës nga regjimi i kryeministrit të Kosovës në mandat teknik, Albin Kurti, ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke aplikuar njëkohësisht “dhunë ligjore” mbi serbët”, ka pretenduar Gjuriqi, dhe ka shtuar se “një qasje e tillë tregon një mosrespektim të hapur të marrëveshjeve të arritura dhe në thelb pengon përparimin në dialog”.

Gjuriq ka thënë se me veprime të tilla “po shkelen në mënyrë flagrante të drejtat themelore të njeriut dhe po shkaktohen tensione të reja etnike, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”. Ai ka bërë thirrje që të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare “të reagojnë urgjentisht dhe të mbrojnë të drejtat elementare të popullit serb”.

“Serbia do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për serbët e Kosovës, duke përdorur të gjitha mjetet diplomatike dhe ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre. Nuk do të heshtim përballë dhunës institucionale dhe përpjekjeve për spastrim etnik”, ka shprehur edhe një frazë boshe Marko Gjuriqi./lajmi.net/