Gjuriq i shikon nga dritarja protestuesit nga protesta masive në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është fotografuar duke i vëzhguar protestuesit nga dritarja e ndërtesës së kësaj ministrie. Aktualisht, në Beograd po zhvillohet një protestë e madhe, e organizuar me thirrjen e studentëve. Të gjitha rrugët kryesore në qendër të qytetit janë të mbushura plot, ndërsa qytetarët kanë ardhur nga pjesë…

Lajme

15/03/2025 19:08

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është fotografuar duke i vëzhguar protestuesit nga dritarja e ndërtesës së kësaj ministrie.

Aktualisht, në Beograd po zhvillohet një protestë e madhe, e organizuar me thirrjen e studentëve.

Të gjitha rrugët kryesore në qendër të qytetit janë të mbushura plot, ndërsa qytetarët kanë ardhur nga pjesë të ndryshme të Beogradit.

Kujtojmë se ministri Gjuriq ishte filmuar edhe më herët duke vëzhguar një protestë nga dritarja, gjatë grevës së parë të përgjithshme në qendër të Beogradit.

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, ai atëherë kishte shkruar: ”Thjesht po ju shikoj sesi bini pre, për të disatën herë, në të njëjtën kurth. Si ju mashtrojnë ata që, në emër dhe për llogari të shpresave dhe ëndrrave tuaja, duan të kapin pushtetin, të përvetësojnë kontrollin politik, burimet ekonomike dhe natyrore, të dobësojnë Serbinë dhe ta vënë nën kontrollin e tyre…”

Për të parë videon klikoni KËTU: