Gjuriq i reagon Vlora Çitakut, i thotë se Serbia e përkrah punën e Speciales

Marko Gjuriq i ka reaguar ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në lidhje me kritikat që pati kjo e fundit për bashkësinë ndërkombëtare dhe heshtjen e saj për sjelljen e Serbisë karshi viktimave kosovare të gjenocidit serb.

Lajme

03/10/2020 23:17

Çitaku më herët me anë të një postimi në Twitter dhe Facebook tha se heshtja e ndërkombëtarëve ka qenë “shurdhuese”, shkruan lajmi.net.

Në këtë kontekst, ajo përmendi deklaratat e fundit të ministrave Ivica Daçiq e Aleksander Vulin.

E Gjuriq iu përgjigj duke ia përmendur edhe Specialen. Këtë të fundit, madje tha se Serbia e përkrah.

“Për një gjë ne pajtohemi, heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është vërtet shurdhuese – 20 vjet pa drejtësi për mijëra serbë të vrarë dhe “të pastruar etnikisht” nga Kosova, qindra kisha të krishtera të djegura. Mbështetje e plotë për dhomat e posaçme të Hagës për krimet e luftës të UÇK-së”, ka shkruar Gjuriq.