Gjumi i tepërt dëmton shikimin!

Një studim ka gjetur se ata të cilët bëjnë më shumë se tetë orë gjumë gjatë natës rrezikohen nga verbërimi.

Lifestyle

15/03/2016 00:46

Duket se të flesh më shumë se tetë orë ndikon që të dëmtohet shikimi, për shkak se gjumi i tepërt çon në një degjenerim makular, thuhet sipas një hulumtimi.

Ata të cilët flenë edhe më gjatë janë gjithashtu shtatë herë më të rrezikuar nga një fazë më e avancuar e këtij problemi.

Degjenerimi makular është një sëmundje e cila gradualisht shkatërron shikimin e kthjellët. Ky kusht është shkaktar i humbjes së shikimit tek shumë njerëz.

Ky lloj degjenerimi e bënë leximin nga afër dhe vozitjen shumë të vështirë. Hulumtimi nga doktori Rahul Khurana nga Kalifornia, u vërtetua pasi ai analizoi disa pacientë me dhe pa këtë sëmundje.

Ata të cilët e kishin këtë gjendje treguan se kishin fjetur më shumë se tetë orë gjatë natës.