Gjuhë e turpshme dhe fyese e Bllokut, thotë Memli Krasniqi

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se edhe më parë ka pasur deklarata të ndryshme nga anëtarë të partive të ndryshme në vend, por në fund, përkundër ideologjive të ndryshme, janë arritur pajtimet për formimin e institucioneve.

Lajme

04/09/2014 23:15

Por këtë herë, sipas Krasniqit, gjuha ka kaluar në një fazë tjetër, e cila kohë të gjatë nuk ishte dëgjuar në Kosovë.

“Javët e fundit, veçanërisht disa prej tyre, që gëzojnë poste të larta në partitë e tyre, në mënyrë komplet irracionale, edhe politikisht, por edhe njerëzore kanë përdorur një fjalor i cili asnjëherë në Kosovë, ose vetëm nga grupime margjinale është përdorur, fjalor jo vetëm fyes dhe denigrues, por edhe akuzues, në mënyrën më të turpshme të mundshme dhe megjithatë ne kemi ruajtur në maksimum ta quaj korrektësinë politike”, tha Krasniqi në emisionin “Click” të RTV21.

Ai tha se Blloku përveç PDK-së po e shantazhon edhe shtetin e Kosovës.

“Ata nuk po e shantazhojnë PDK-në ata po e shantazhojnë shtetin”, tha Krasniqi.