Gjuan granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij në Deçan, Policia në kërkim të të dyshuarit

Një person ka raportuar në Polici se një i dyshuar ka hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij. Granata ka shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar, shkruan lajmi.net. I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti po hetohet. “Deçan / 09.06.2026 – 05:39. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i…

Lajme

10/06/2026 10:02

Një person ka raportuar në Polici se një i dyshuar ka hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij.

Granata ka shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar, shkruan lajmi.net.

I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti po hetohet.

“Deçan / 09.06.2026 – 05:39. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/