Gjuajtje me armë zjarri, mish e raki- në prani të zv/ministrit të Mbrojtjes

Në një ndejë ku kanë qenë prezent dy zyrtarë shtetërore, janë dëgjuar krisma armësh. Gazeta Insajderi ka siguruar pamje në një ndejë të karakterizuar me mish e me pije alkoolike, ku prezent kanë qenë zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Shemsi Syla, si dhe drejtori për Siguri në Gjilan, Bejtulla Osmani. Sylës e as Osmanit nuk…

Lajme

16/04/2025 08:20

Në një ndejë ku kanë qenë prezent dy zyrtarë shtetërore, janë dëgjuar krisma armësh.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje në një ndejë të karakterizuar me mish e me pije alkoolike, ku prezent kanë qenë zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Shemsi Syla, si dhe drejtori për Siguri në Gjilan, Bejtulla Osmani.

Sylës e as Osmanit nuk i pengon krisma e armëve në ambientin e ngrohtë me mish e me alkool.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zëvendësministrin në detyrë Syla, por i njëjti s’është përgjigjur për mediumin.

Bashkëpartiaku i Sylës, Glauk Konjufca, dikur sa ishte në opozitë thoshte se mishi, rakia e shahirat trimërohen të gjuajnë me armë.