Gjuajtje me armë në Prishtinë – deklarohen nga Policia
Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” rreth orës 19:00. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana. “Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Menjëherë pas…

Lajme
Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” rreth orës 19:00.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar”, tha Pllana./lajmi.net/