Gjuajtje me armë në Gjilan, një person shtie nga vetura në lëvizje

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para dy ditësh në Gjilan.

Lajme

09/06/2022 10:28

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:10, shkruan lajmi.net.

Me anë të raportit 24 orësh, bëhet e ditur se i dyshuari nga vetura në lëvizje ka shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit të panjohur.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetim. /Lajmi.net/