Gjuajtje me armë dhe përleshje mes dy të rinjve në Pejë

Një person është lënduar pas një përleshje në qytetin e Pejës.

Lajme

20/10/2018 17:05

Dy persona janë përleshur mes vete pasditen e së premtes në qytetin e Pejës, ku ka pasur edhe gjuajtje me armë. Si pasojë e kësaj një person është lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Po ashtu Rugova ka deklaruar se me urdhër të Prokurorit, të dy personat janë dërguar në mbajtje.

”Rreth orës 17:20, Policia e Kosovës është njoftuar për një zënkë mes dy personave, fillimisht ka nisur si fjalosje por ka përfunduar me gjuajtje të armëve në drejtim të makinës së njërit nga të dyshuarit. Si pasojë njëri është lënduar nga kacafytja. Me urdhër të prokurorit dy personat janë dërguar në mbajtje”, ka thënë Rugova.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativ. /Lajmi.net/