Gjuajti me armë zjarri në aheng familjar, i dyshuari përfundon në prangat e Policisë
“Festo me zemër, jo me armë” vazhdon të mbetet një mesazh që nuk vihet ende në zbatim fort në vendin tonë. Në Metehi të Podujevës, një person është arrestuar nën dyshimet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit nga Policia të njëjtit i janë…
Lajme
“Festo me zemër, jo me armë” vazhdon të mbetet një mesazh që nuk vihet ende në zbatim fort në vendin tonë.
Në Metehi të Podujevës, një person është arrestuar nën dyshimet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit nga Policia të njëjtit i janë gjetur e konfiskuar dy pistoleta.
Njëra me gaz dhe dhjetë fishek.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
PËRDORIM I ARMËS APO I MJETIT TË RREZIKSHËM
Metehi, Podujevë / 27.12.2024 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se në një aheng ka shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta (njëra me gaz) dhe 9 fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net