Gjon Muharremaj: Nuk mund ta besoj, i pari nga votat e jurisë dhe i treti nga votat e përgjithshme në Eurovision

Gjoni foli sërish për suksesin e arritur në "Eurovision".

ShowBiz

27/05/2021 16:31

Këngëtari nga Kosova, Gjon Muharremaj ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në “Eurovision”, shkruan lajmi.net.

Artisti, i cili përfaqësoi Zvicrën me këngën “Tout l’Univers”, arriti të zë vendin e tretë në finalen e “Eurovison 2021”.

Me votat e jurisë, Gjoni ishte renditur i pari, por votat e publikut bënë që ai ta zë vendin e tretë në finale.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtari thotë se ende i duket e pabesueshme se çfarë suksesi ka arritur në festival.

“Mbrëmja e së shtunës ishte e çmendur. Nuk mund ta besoj. Isha i pari me votat e jurisë dhe i treti në votimin e përgjithshëm me këngën time ‘Tout L’Univers’. Faleminderit për të gjithë përkrahjen, jam shumë mirënjohës”, shkruan ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjon’s tears (@gjon.s_tears)

Ndryshe, fitues i sivjetëm në “Eurovision” ishte Italia, me 524 pikë, ndërsa vendin e dytë e zuri Franca. /Lajmi.net/