Gjobitet motoçiklisti në Prishtinë për zhurmë dhe prishje të rendit publik

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka gjobitur drejtuesin e një motoçiklete, pasi ai ka shkaktuar zhurmë duke prishur rendin dhe qetësinë publike në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është trajtuar pas pranimit të informatës dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme policore, raporton lajmi.net Pas verifikimeve, ndaj motoçiklistit është shqiptuar gjobë në përputhje me legjislacionin…

Lajme

03/07/2026 14:26

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka gjobitur drejtuesin e një motoçiklete, pasi ai ka shkaktuar zhurmë duke prishur rendin dhe qetësinë publike në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është trajtuar pas pranimit të informatës dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme policore, raporton lajmi.net

Pas verifikimeve, ndaj motoçiklistit është shqiptuar gjobë në përputhje me legjislacionin në fuqi për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë të raportojnë raste të ngjashme, me qëllim të ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike./Lajmi.net/