Gjobitet me 200 euro dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një veturë duke kryer tejkalim në vijë të plotë, zyrtarët policorë në Podujevë kanë identifikuar shoferin e automjetit. Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë për kundërvajtjen e kryer, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me këto masa: Gjobë në vlerë prej 200 euro;…

Lajme

11/11/2026 09:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një veturë duke kryer tejkalim në vijë të plotë, zyrtarët policorë në Podujevë kanë identifikuar shoferin e automjetit.

Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë për kundërvajtjen e kryer, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me këto masa:

Gjobë në vlerë prej 200 euro;

2 pikë negative;

Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: