Gjobitet Man Utd, arsyeja janë tifozët në fushë

Manchester United është gjobitur pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kundër Juventus, të cilën e luajti në “Old Trafford”.

Sport

23/11/2018 22:16

“Djajtë e kuq” janë dënuar me hiq më pak se 8000 euro, pasi tifozët kishin hyrë në fushë, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Ishte Juventus që fitoi në rikthimin e Cristiano Ronaldos në “Old Trafford” të cilit tifozët tentuan ti afrohen.

Më herët në këtë edicion, United ishte dënuar me 15000 euro pasi kishte ardhur me vonesë në ndeshjen si vendas, kundër Valencias.

Kjo kishte ndodhur pasi autobusi i “djajve të kuq” kishte ngecur në trafik, në mbrëmjen e 2 tetorit.

Manchester United pozicionohet e dyta në grupin H, grup i cili i solli mjaft shumë telashe. /Lajmi.net/