Gjobitet drejtuesi i makinës për tejkalim në vijë të plotë në Gjilan

150 euro është gjobitur një person për kundërvajtje në trafik.

Lajme

30/08/2021 14:22

Nga policia është bërë e ditur se u identifikua dhe më pas është gjobitur personi në fjalë i cili në bazë të dëshmive shihet teksa bën tejkalim në vije të plotë duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit, transmeton lajmi.net.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore./Lajmi.net/