Gjobiten me nga 300 euro, 1 vit ndalesë vozitjes dhe tri pikë negative shoferët që i ikin kolonës në shirit emergjent
Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka gjobitur disa shoferë për shkelje në komunikacion. Ata i kanë ikur kolonës në shiritin emergjent. Për këtë shkelje, Policia i ka gjobitur me nga 300 euro, 1 vit ndalesë në vozitje dhe tri pikë negative. “Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë shoferët që bëjnë shkelje të rregullave…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka gjobitur disa shoferë për shkelje në komunikacion.
Ata i kanë ikur kolonës në shiritin emergjent.
Për këtë shkelje, Policia i ka gjobitur me nga 300 euro, 1 vit ndalesë në vozitje dhe tri pikë negative.
“Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë shoferët që bëjnë shkelje të rregullave të trafikut rrugor, respektivisht atyre që lëvizin apo tejkalojnë në shirin emergjent”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/