“Gjobë trafiku” – Mesazhi mashtrues që po marrin qytetarët në telefon kinse nga Policia, e ku mund t’u merren të dhënat personale

Mesazhe të shumta mashtruese janë duke pranuar qytetarët e Kosovës së fundi përmes telefonave. Policia e Kosovës njoftoi sot se aktualisht po qarkullon një fushatë mashtruese përmes mesazheve, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar sic shkruhet nga autoritetet e trafikut. Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët,…

Lajme

07/01/2026 10:22

Mesazhe të shumta mashtruese janë duke pranuar qytetarët e Kosovës së fundi përmes telefonave.

Policia e Kosovës njoftoi sot se aktualisht po qarkullon një fushatë mashtruese përmes mesazheve, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar sic shkruhet nga autoritetet e trafikut.

Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës njofton qytetarët për një fushatë mashtruese që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siq shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës. Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Policia e Kosovës thekson nuk ka dërguar mesazhe të tilla si dhe:

U bëjmë thirrje qytetarëve që:

  • të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;
  • të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;
  • të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;
  • të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe
  • nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar./Lajmi.net/