Gjithçka që iu duhet të dini se si të pastroni thellësisht shtëpinë tuaj

Me këto këshilla, do të pastroni si një perëndi pastrimi!

Lifestyle

29/03/2021 14:07

Nganjëherë vetëm mund ta gjeni veten në disponim për të pastruar, dhe në fund rezultatet nuk janë të kënaqshme sepse disi disa njolla nuk lëvizin fare pavarësisht se çfarë detergjenti përdorni.

Epo, sot nuk do ta keni këtë problem sepse lajmi.net e ka sjellë zgjedhjen perfekte për juve!

Me këto këshilla, me përbërës plotësisht shtëpiak ju do të pastroni çdo njollë të vetme dhe çdo papastërti nga shtëpia juaj.

Tenxheret dhe fërtelet e nxira në anën e poshtme – për të dhënë një vezullim sikur të jenë të reja, gjithçka që duhet të përdorni është soda e bukës dhe hidrogjen peroksidi.

Vaska dhe myku në skajet e saj – vetëm duhet të përdorni uthull të përzier me pudër për pastrim në sasi të barabartë dhe ta aplikoni në zonat problematike. Lëreni për 10 minuta dhe më pas fërkoni me një brushë.

Nxirjet në mes të pllakave të banjës ose kuzhinës – për të bërë këto vija të pastra sikur të ishin pastruar nga një profesionist, gjithçka që iu duhet është zbardhues dhe një brushë me fije të forta.

Shishet, vazot, dhe gotat nga qelqi – kripë, detergjent i enëve dhe ujë i ngrohtë është solucioni magjik që do t’i bëjë ato plot shkëlqim. Vetëm mbushini ato me këtë përzierje dhe tundeni. Shpërlani me ujë dhe përsëritni procedurën nëse e nevojshme.

Dyshemeja nga druri – pasta e dhëmbëve bënë magji për të gjitha njollat në dysheme nga druri. /Lajmi.net/