Gjithçka e paqartë rreth të ardhmes së Romagnoli

Alessio Romagnoli vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sport

04/05/2022 10:50

Qendërmbrojtësi italian është drejt fundit të kontratës së tij me skuadrën e Milan dhe akoma nuk ka marrë vendim për të rinovuar ose jo.

Ai ka edhe dy muaj kohë për të vendosur për fatin e tij. Lazio është skuadra që lidhet me emrin e tij.

Sipas ‘Tuttosport’, mundësia për rinovim nuk përjashtohet, pasi Lazio nuk janë gati të paguajnë shumën e kërkuar nga ai, përcjell lajmi.net.

Romagnoli merr rreth 2.8 milionë euro për sezon te skuadra e Milan, kurse Lazio kanë ofertë më të ulët.

Italiani dëshiron të ketë edhe minuta në dispozicion dhe nuk është gjithçka problem i parave. Ai është 27 vjeçar dhe te Milan duhet të garojë me emra si Fikayo Tomori, Pierre Kalulu, Simon Kjaer e me shumë gjasë edhe Sven Botman.

Mbetet të shihet brenda këtyre dy muajve se cili do të jetë hapi që Romagnoli do të bëjë. /Lajmi.net/