Gjithçka e paqartë. A do të vazhdohet me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale?

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pa asnjë vendim lidhur me kërkesën e 43 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Lajme

22/12/2017 21:33

Sikur edhe në mbledhjen e parë, edhe në të dytën, Kryesia nuk ka pasur kuorum.

Fillimisht kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se ishte planifikuar që fillimisht ligji për Specialen të kthehet në Qeveri e më pas në Kuvend, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit.

Pas këtij dështimi, nuk dihet nëse në ditët në vazhdim do të ketë iniciativë të re që të mbahet seanca e jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.

Iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale po kundërshtohet fuqishëm nga faktori ndërkombëtar në Kosovë. Ata thonë se nëse kjo ndodh Kosova do të izolohet dhe do të shkatërrohet e ardhmja e vendit. /Lajmi.net/