Gjini takohet me përfaqësuesen e SHBA-së, thekson vazhdimësinë e orientimit të AAK-së

Ardian Gjini ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati. Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar Prattipatin për vizitën dhe për urimet me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të Aleancës. Sipas tij, në bashkëbisedim janë shkëmbyer…

Lajme

02/06/2026 13:36

Ardian Gjini ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar Prattipatin për vizitën dhe për urimet me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të Aleancës.

Sipas tij, në bashkëbisedim janë shkëmbyer pikëpamje për zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus të veçantë procesin zgjedhor në Kosovë.

Ai gjithashtu ka theksuar se ndryshimi në lidershipin e Aleancës nuk nënkupton ndryshim të orientimit strategjik të subjektit apo qëndrimeve të tij për rrugën që duhet të ndjekë Kosova.

Gjini ka shprehur mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës, duke e cilësuar atë si të pazëvendësueshëm. /Lajmi.net/