Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini komentoi formimin e qeverisë së re dhe mundësinë e koalicioneve nga parti të ndryshme. Gjini në Kanal 10 ishte i ashpër me Kurtin duke thënë se shpërndarja e subvencioneve që nuk i ka pasë në buxhet dhe shpenzimet që nuk…

Lajme

24/10/2025 22:03

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini komentoi formimin e qeverisë së re dhe mundësinë e koalicioneve nga parti të ndryshme.

Gjini në Kanal 10 ishte i ashpër me Kurtin duke thënë se shpërndarja e subvencioneve që nuk i ka pasë në buxhet dhe shpenzimet që nuk i ka pasë në buxhet, i quajti si abuzime nga Kurti.

Ai gjithashtu se këto nuk janë sjellje fisnike, nuk janë as sjellje të burrështetasve, nuk janë as sjellje të ndershme kundrejt vendit dhe kundrejt popullit.

Ai gjithashtu tha se këto janë totalisht jo të ndershme dhe jo fisnike, duke thënë se këto janë mendime të tij.