Gjini: Kurti po përgatitet të mos thërrasë seancë deri në shtator – nëse LDK është pjesë e kësaj më vjen keq

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se sipas informatave që ka, Kurti është përgatitur për të mos thirrur seancë tjetër deri në muajin shtator. Ai ka thënë se nëse LDK është pjesë e kësaj, atëherë është shumë keq. “Ne vetëm jemi në shkelje kushtetuese. Në këtë moment ish-kryeministri, ish-ministrat janë duke i uzurpuar zyret.…

Lajme

06/08/2026 17:44

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se sipas informatave që ka, Kurti është përgatitur për të mos thirrur seancë tjetër deri në muajin shtator.

Ai ka thënë se nëse LDK është pjesë e kësaj, atëherë është shumë keq.

“Ne vetëm jemi në shkelje kushtetuese. Në këtë moment ish-kryeministri, ish-ministrat janë duke i uzurpuar zyret. Janë uzurpatorë të pushtetit. Sipas informatave dhe bindjes time, këta janë duke u bërë gati për mos me thirrë seancë deri në shtator, dhe nëse LDK është pjesë e kësaj marrëveshjes, shumë keq”, ka thënë Gjini./Lajmi.net/