Gjini: Kurti e ka zënë peng Qeverinë edhe Kuvendin, me Haxhiun shumë shpejt pretendon me zënë peng edhe Presidencën

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur si pjesë të një plani më të gjerë të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit për të marrë nën kontroll të gjitha institucionet e shtetit. Sipas Gjinit, Kurti tashmë ka “zënë peng” Qeverinë dhe Kuvendin,…

Lajme

02/07/2025 21:56

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur si pjesë të një plani më të gjerë të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit për të marrë nën kontroll të gjitha institucionet e shtetit.

Sipas Gjinit, Kurti tashmë ka “zënë peng” Qeverinë dhe Kuvendin, ndërsa përmes Haxhiut, po pretendon edhe Presidencën.

Ai u shpreh i bindur se opozita nuk do ta votojë Haxhiun si kryetare të Kuvendit, duke theksuar se ajo ka treguar qartë se është kundër ndërtimit të konsensusit.

“Albin Kurti e ka zënë peng Qeverinë edhe Kuvendin, me Albulena Haxhiun shumë shpejt pretendon me zënë peng edhe Presidencën. Nuk besoj që ka njeri racional në opozitë që e voton Albulena Haxhiun. Nuk e votojnë sepse ajo është treguar sa ka qenë deputete, edhe sa ka qenë ministre edhe tash është treguar person jo vetëm që ka pengesë me kriju konsensus por nuk e synon është kundër”, deklaroi ai në TV Dukagjini.

Gjini e vlerësoi ish-kryetarin aktual të Kuvendit, Glauk Konjufcën, si një figurë që të paktën e ka tentuar krijimin e konsensusit.