Gjini kritikon deklaratat e Kurtit: I thotë sekretarit amerikan “naiv”, as Kina se quan ashtu

Kryetari i Gjakovës, njëherit nënkryetar i AAK-së, Ardian Gjini, e kritikoi kryeministrin Albin Kurti për gjuhën e tij ndaj sekretarit amerikan dhe Amerikës. Ai i tha se as Kina e Rusia nuk e quajnë sekretarin amerikan të shtetit “naiv” “Ti po i thu publikisht Amerikës ky është vendim sovran i yni, po a ka drejta…

Lajme

12/09/2024 23:18

Kryetari i Gjakovës, njëherit nënkryetar i AAK-së, Ardian Gjini, e kritikoi kryeministrin Albin Kurti për gjuhën e tij ndaj sekretarit amerikan dhe Amerikës.

Ai i tha se as Kina e Rusia nuk e quajnë sekretarin amerikan të shtetit “naiv”

“Ti po i thu publikisht Amerikës ky është vendim sovran i yni, po a ka drejta secili shtet me i thanë Amerikës ky është vendimi ynë sovran pse po përziheni në punët tona. Kur krijesa jote të thotë mos mu përzijë për 6 muaj për tabela të kerreve, mos mu përzi për 5 muaj për kta e ata se jam shtet sovran. Kjo është shkatërruese, këta janë deluziv e të mrapshtë”, tha Gjini.

“Nuk mundesh mi thanë Amerikës binde krejt botën mem njoftë se edhe ato janë shtete më të forta se ne, e kur Amerika ta lyp publikisht një nder të vogël për ty – jo për veti, edhe i thu jo more unë jam shtet sovran, qito cikrrimat e vogla janë shkatërruese për ne se ata e humbin besimin për ne”.

“Kemi raste edhe më brutale kur kryeministri del edhe e quan sekretarin amerikan naiv, nuk e quan as kinezi, as rusi naiv kurrë, nuk e përdorin këtë fjalë”, tha Gjini në Pressing.