Gjini: Kosova ende është në kthetrat e padukshme të Serbisë, duhet çkapje totale

Kandidati për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova ende është në “kthetra të padukshme të Serbisë”. Gjini në kuvendin e përgjithshëm të partisë, ku pas pak pritet të votohet si kryetar i ardhshëm i kësaj partë, tha se për këtë, “faji” është tek fakti që i kanë bërë…

Lajme

24/05/2026 14:32

Kandidati për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova ende është në “kthetra të padukshme të Serbisë”.

Gjini në kuvendin e përgjithshëm të partisë, ku pas pak pritet të votohet si kryetar i ardhshëm i kësaj partë, tha se për këtë, “faji” është tek fakti që i kanë bërë pjesë të vendimeve dhe se sipas tij, vendi duhet të “çkapet total” nga shteti serb. Ai potencoi se Kosova duhet të ndjek rrugën e saj përkundër dëshirave të Serbisë.

Gjini tha se nuk shkojnë bashkë me prish raportet me aleatët e në të njëjtën kohë me kërkuar sigurim sic nuk mund të ndodh që me mbyt ndërmarrësinë dhe me kërkuar zhvillim ekonomik.

“Kosova duhet të ckapet prej kthetrave të padukshme të ndikimit të Serbisë. Mos harroni Kosova është në kthetra të padukshme të ndikimit të dikujt që nuk na do dhe faj kemi ne, Kosova ka faj. Jo unë, jo Ramushi, jo Besniku, jo Blerina apo… Një pjesë e jona kanë faj, se i kemi bërë pjesë të vendimeve tona. Se çfarëdo vendimi që e marrim, na duhet pak me kthy kokën “çka po thotë ky, çka po thotë ai”. Kosova duhet me u çkapë, total. Kosova duhet me e ndjek rrugën e vet, pavarësisht çfarë dëshira ka Serbia, pavarësisht a na njeh. Fundi i fundit, Kosova kurrë për asgjë Serbisë nuk i ka borxh. Historia jonë me ta është e dhimbshme. Kanë tentuar me bë gjenocid, diku kanë dhunuar, kanë vrarë, vrarë burra, fëmijë, i kanë djegur të gjallë”, tha ai.

Gjini shtoi se edhe kur Serbia provon “të zhbëj” Kosovën, duhet t’i themi të provojnë sepse askush nuk mund të “na zhbëj”, e sipas tij, kjo duhet të jetë doktrinë për Kosovën.

“Kurrë ne nuk guxojmë kësaj bote me i thënë “ne nuk mundemi me u zhvilluar se e kemi problemin me këtë”, “ne nuk mundemi me ndërtuar demokraci se e kemi problemin me atë”. Pra po kthehemi te ai populli më i përulur në botë, edhe kur të tjerët kanë thënë “krejt duam me të zhbë”, provoje me më zhbë, unë e rregulloj veten dhe s’ka mundësi askush me më zhbë. Kjo duhet me qenë doktrinare për Kosovën. Nëse dikush provon me na zhbë, ne duhet me i thënë “provo, provo”. Po ne kemi me bë një shtet të fortë, një ekonomi të fortë, kemi me i ruajtur aleancat e përhershme, edhe veç kanë me na këqyrë”, shtoi ai.

Gjini tha se kontributi dhe shkrimi i historisë që Ramush Haradinajt dhe kjo familje ka dhënë për Kosovën.