Gjini: Kemi fituar me 58 për qind të votave – fitore bindëse!

Kandidati i AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjini e ka shpallur fitoren. Ai në konferencë për media tha se i ka 58 për qind të votave, transmeton lajmi.net. “Kemi fituar me 58 për qind të votave, pa i llogarit ato me kusht dhe të diasporës që s’kanë mundësi me ndryshu rezultatin shumë. Jam mirënjohës gjithë kolegëve…

Lajme

09/11/2025 19:58

Kandidati i AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjini e ka shpallur fitoren.

Ai në konferencë për media tha se i ka 58 për qind të votave, transmeton lajmi.net.

“Kemi fituar me 58 për qind të votave, pa i llogarit ato me kusht dhe të diasporës që s’kanë mundësi me ndryshu rezultatin shumë. Jam mirënjohës gjithë kolegëve të mi, gjithë miqve që kanë punuar shumë, gjithë qytetarëve të Gjakovës që kanë votuar. Ky është një rezultat i thellë, rezultat bindës, që dëshmon se qytetari ynë di të vlerësoj punën dhe angazhimin.”, tha ai ndër të tjera. /lajmi.net/