Gjini humor me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka përsëritur se nuk e takon Kurtin pasi “takimet i shërbejnë vetëm si hapësirë për manipulime dhe interpretime të rreme pas përfundimit të tyre” “Nuk takohem me të vetëm në zyrë e me dalë me rrejtë si të kryhet takimi. Aleanca i ka tregu çka po dojmë na,” deklaroi Ardian…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka përsëritur se nuk e takon Kurtin pasi “takimet i shërbejnë vetëm si hapësirë për manipulime dhe interpretime të rreme pas përfundimit të tyre”
“Nuk takohem me të vetëm në zyrë e me dalë me rrejtë si të kryhet takimi. Aleanca i ka tregu çka po dojmë na,” deklaroi Ardian Gjini në Kanal 10.
Gjini ka kërkuar që çdo lloj diskutimi politik të bëhet ekskluzivisht në mënyrë transparente dhe me praninë e plotë të kamerave.
Sipas tij, vetëm transmetimi i drejtpërdrejtë televiziv garanton që opinioni publik të dëgjojë të vërtetën dhe eliminojë mundësinë që të gënjehet pas takimit.
Gjini, duke bërë shaka me insistimin e mundshëm për takime, shtoi se nëse Kurti kërkon edhe një herë takim me të, do ta dërgojë nënkryetaren e partisë, Time Kadrijaj, së bashku me një dhuratë simbolike.
“Nëse kërkon edhe një herë takim me mu, ka me i thanë e delegoj Time Kadrijajn, është nënkryetare e Aleancës, edhe ja jap edhe një tabellë ve,” tha Gjini.