Gjini: Diaspora nuk ka votuar ashtu siç kanë dalë rezultatet, dikush ka marrë lekë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka ngritur dyshime për procesin e votimit të diasporës. Ai nuk beson se diaspora ka votuar ashtu siç kanë dalë rezultatet. Gjatë një interviste në emisionin “Click” në RTV21, ai ka thënë se janë duke i patronazhu votat e diasporës. “Janë duke i patronazhu votat…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka ngritur dyshime për procesin e votimit të diasporës.
Ai nuk beson se diaspora ka votuar ashtu siç kanë dalë rezultatet.
Gjatë një interviste në emisionin “Click” në RTV21, ai ka thënë se janë duke i patronazhu votat e diasporës.
“Janë duke i patronazhu votat e diasporës, nuk ka votu diaspora ashtu qysh kanë dalë rezultatet. Ta keni të saktë këtë punë, pyetni diasporën, atje ka njerëz fantastik. Po ju tregoj që sot na dëshmojnë se vota është patronazhu. Çka do të thotë kjo: kanë shku, ju kanë mbledh fletëvotimet një grupi të caktum të komunitetit në diasporë, e dikush ka dhënë me vullnet, dikush i ka marrë do lekë. Nuk është e vërtetë që diaspora me këtë përqindje mendon që njerëzit që duan veç për veti sot duan me qenë në pushtet”, ka thënë Gjini.