Gjini: Anamorava ka nevojë për rikthim urgjent të investimeve dhe vëmendjes qendrore

Ardian Gjini ka zhvilluar sot një seri takimesh në rajonin e Anamoravës, ku së bashku me kandidatët e Aleancës për deputetë ka vizituar komunat e Gjilanit dhe Kamenicës, me fokus te potenciali ekonomik, bizneset vendore dhe perspektiva për të rinjtë. Përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër nga Aleanca bëri të ditur se në…

Lajme

26/05/2026 16:03

Ardian Gjini ka zhvilluar sot një seri takimesh në rajonin e Anamoravës, ku së bashku me kandidatët e Aleancës për deputetë ka vizituar komunat e Gjilanit dhe Kamenicës, me fokus te potenciali ekonomik, bizneset vendore dhe perspektiva për të rinjtë.

Përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër nga Aleanca bëri të ditur se në Gjilan ka takuar qytetarë dhe strukturat partiake, ndërsa më pas ka vizituar fabrikën e mobiljeve “Pallma”, të cilën e cilësoi si shembull të suksesshëm të ndërmarrësisë dhe zhvillimit vendor.

Vizita në Gjilan është përmbyllur me një ndalesë simbolike në Kullën e Bashkimit në Kosaqë, të cilën Gjini e përshkroi si moment krenarie dhe emocionesh.

Ndërkohë, në Kamenicë, Gjini dhe ekipi i tij kanë vizituar fabrikën e ujit “Qua Fix”, ku, sipas tij, është shprehur mbështetja për prodhuesit vendorë dhe fuqizimin e ekonomisë lokale. Takimet në këtë komunë janë përmbyllur me një bashkëbisedim me të rinjtë e Kamenicës.

Gjini ka theksuar se Anamorava ka nevojë për “rikthim urgjent të vëmendjes së nivelit qendror dhe të investimeve”, duke potencuar se mbështetja për bizneset vendore dhe krijimi i perspektivës për të rinjtë mbeten ndër prioritetet kryesore të programit të Aleancës.