Berat Gjimshiti te klubi i njohur nga Serie A
Të gjithë duan Gjimshitin, pas Beneventos shfaqin interesim edhe dy klube të tjerë të Serisë A.

Merkato
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, po shndërrohet në një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e verës në Serinë A.
24-vjeçari që sezonin e shkuar u aktivizua në Serinë B me Avelinon, është kthyer te Atalanta e cila zotëron kartonin e tij dhe pret të mësojë të ardhmen për në sezonin e ri.
Duke qenë se klubi nga Bergamo nuk e ka në plane, për të kanë shfaqur interes disa skuadra të Serisë A.
Pas të sapongjiturve në elitë të Beneventos, sot mediat italiane kanë raportuar edhe për dy skuadra të tjera që janë vënë në gjurmët e mbrojtësit nga Presheva
Chievo dhe Crotone ta bëjnë Gjimshitin pjesë të tyre në projektet e sezonit të ri, por për momentin më e avantazhuar duket Krotone.
Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.