Gjimshiti: E dinim që do ishte vështirë, Interi është shumë i fortë

Mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti është deklaruar pas humbjes ndaj Interit.

Sport

08/03/2021 23:42

“Neurazzurët” arritën që pas një goli të Milan Skriniar të arkëtonin pikët e plota në “Giuseppe Meazza”, përcjellë lajmi.net.

Gjimshiti që ia doli mjaftë mirë të ndal Romelu Lukakun pas ndeshjes tha se e kanë ditur që do jetë ndeshje e vështirë.

“Shumë duele. Por, e dinim se do ishte ndeshje e vështirë”.

“Do provojmë të jemi më sulmues, por e dimë mbrojtjen e Interit dhe ata janë shumë të fortë”, deklaroi ai për “Sky Sport Italia”.

Gjimshiti pos që ndaloi mjaftë mirë belgun, arriti të shpëtoi një gol të sigurt te Marcelo Brozovic, duke hequr topin në momentet e fundit./Lajmi.net/