Gjilani shkarkon Ismet Munishin?
Dyshohet se Gjilani ka shkarkuar trajnerin e tyre Ismet Munishin.

Sport
Pas rezultateve të dobëta të ekipit të Gjilanit, dyshohet se ata kanë vendosur ta shkarkojnë trajnerin.
Gjilani u mposht me rezultat 2:0 nga Dukagjini në ndeshjen e vlefshme për xhiron 30 në Superligën e Kosovës.
Pas kësaj humbje Gjilani qëndron në pozitën e tretë, me nëntë pikë larg vendit të parë Ballkani, kështu duke shuar gjasat për titull këtë sezon.
Lajmi.net ka provuar disa herë të marrë një konfirmim nga trajneri Munishi, por i njëjti nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.
Mbetet të shihet reagimi i trajnerit apo ekipit në lidhje me shkarkimi apo jo të Ismet Munishit./Lajmi.net/