Gjilani në procedurë disiplinore, shkak hedhja e shishes nga tifozët në fushë

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj SC Gjilanit për ndeshjen kundër Prishtinës, e zhvilluar të hënën në Gjilan. Sipas njoftimit të lëshuar, tifozët vendas hodhën një shishe gjysmë të mbushur në fushë, për çka gjyqtari kishte ndërprerë ndeshjen dhe shishen ia dërgoi delegatit. “Inicim disiplinor ndaj: SC…

Sport

22/08/2023 16:44

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj SC Gjilanit për ndeshjen kundër Prishtinës, e zhvilluar të hënën në Gjilan.

Sipas njoftimit të lëshuar, tifozët vendas hodhën një shishe gjysmë të mbushur në fushë, për çka gjyqtari kishte ndërprerë ndeshjen dhe shishen ia dërgoi delegatit.

“Inicim disiplinor ndaj: SC ”Gjilani”. Motivi: Në min 63, tifozët vendas hedhin një shishe PVC gjysëm të mbushur , për çka gjyqtari e ndërpret ndeshjen dhe shishen ja dërgon te delegatit. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Gjilani –Prishtina dhe xhirimeve televizive” – thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinës përfundoi baras 0:0 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Kujtojmë se Gjilani nisi me një sërë problemesh kampionatin për shkak të gjendjes aspak të mirë financiare e organizative pas largimit të presidentit Florim Zuka dhe futbollistëve.

Megjithatë, Gjilani raportohet se është bërë me pronarë të ri dhe ka nisur organizimin për kampionatin që sapo ka nisur./Lajmi.net/