Gjilani në Balotazh, Ismajli: Faleminderit secilit qytetarë, 15 mijë vota janë dëshmi e besimit
Ka përfunduar edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, në Gjilan. Sipas rezultateve të KQZ-së, Alban Hyseni i VV-së i ka fituar 66 vota, Arbër Ismajli i LDK-së i ka fituar 47 vota, Riad Rashiti i PDK-së i ka 32 vota, Nazmi Gagica i AAK-së ka 7 vota dhe Isa Agushi nga…

Lajme
Ka përfunduar edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, në Gjilan.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Alban Hyseni i VV-së i ka fituar 66 vota, Arbër Ismajli i LDK-së i ka fituar 47 vota, Riad Rashiti i PDK-së i ka 32 vota, Nazmi Gagica i AAK-së ka 7 vota dhe Isa Agushi nga Bashkimi për Ndryshim e ka 1 votë.
E për këtë tashmë ka reaguar edhe kandidati nga radhët e LDK-së, Arbër Ismajli, i cili ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e dhënë.
“Mbi 15 mijë vota janë dëshmi e besimit, e shpresës dhe e guximit për ta ndryshuar bashkë të ardhmen e qytetit tonë. Faleminderit secilit qytetar që besoi, që u angazhua dhe që kontribuoi në këtë rrugëtim. Faleminderit me zemër edhe diasporës sonë, që edhe këtë herë e dëshmoi dashninë dhe lidhjen e fortë me Gjilanin, duke qenë gjithmonë pjesë e zhvillimit e përparimit tonë”, ka shkruar Ismajli.
Teksa mes tjerash theksoi se kjo një nismë e përbashkët për një Gjilan më të drejtë, më të bashkuar e më të zhvilluar.
“Një nismë që do të vazhdojë me përkushtim e me vizion të qartë për të ardhmen tonë të përbashkët. Bashkë e nisim ndryshimin për Gjilanin e ri! Bashkë e bëjmë Gjilanin qytet të shpresës për të gjithë ju”, shkroi Ismajli.
Ndryshe Alban Hyseni dhe Arbër Ismajli do të ri takohen edhe njëherë më 9 nëntor, kësaj here në balotazh. /Lajmi.net/