Gjilani me Komision kundër Thatësisë

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, ka vendosur që të formojë Komisionin për menaxhimin e thatësisë. Ky komision do të mundohet që të tejkalojë gjendjen e rënduar të mungesës së ujit të pijshëm në Komunën e Gjilanit.

25/02/2014 15:16

Duke pasur parasysh krizën e ujit që ka kapluar edhe Komunën e Gjilanit, kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri, ka vendosur që ta formojë Komisionin për menaxhimin e thatësisë.

Kryetar i këtij komisioni është Rexhep Kadriu, ndërsa janë edhe tetë anëtarë në kuadër të këtij Komisioni, secili me detyra përkatëse nga institucionet dhe agjencitë relevante.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri gjithashtu javët e fundit është takuar edhe me përfaqësues të Ministrisë së Ambientit,  duke dashur që t’i ndihmojë ata për gjetjen e burimeve alternative të ujit të pijshëm në Gjilan.

Gjilani me Komision kundër thatësisë