Gjilanasi nervozohet pasi u gjobit në trafik, sulmon dhe ofendon policët

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë, pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 25 dhjetor 2025, rreth orës 10:15, në rrugën “Nëna Terezë”, transmeton lajmi.net. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në shenjë revolte ndaj gjobës…

Lajme

26/12/2025 09:48

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë, pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 25 dhjetor 2025, rreth orës 10:15, në rrugën “Nëna Terezë”, transmeton lajmi.net.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në shenjë revolte ndaj gjobës së shqiptuar, ka reaguar duke ofenduar dhe më pas duke sulmuar zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Postimi i plotë: 

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Nëna Terezë, Gjilan  25.12.2025 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar edhe sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./lajmi.net/